UNIVERSITETI EPOKA, FAKULTETI I ARKITEKTURËS DHE INXHINIERISË, STUDIME MASTER NË MENAXHIM RISKU DHE MBROJTJE NDAJ ZJARRIT NË INXHINIERINË E NDËRTIMIT

Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Universitetin Epoka ka shpallur hapjen e një programit të ri studimit, Master Profesional (1 vjeçar) në Menaxhim Risku dhe Mbrojtje ndaj Zjarrit në Inxhinierinë e Ndërtimit, duke filluar nga viti akademik 2018-2019.

Universiteti EPOKA ofron 20 bursa për këtë program studimi i cili zhvillohet sipas nevojave rajonale dhe tendencave bashkëkohore të BE.

Në fund të periudhës së studimeve, studenti do të marrë diplomë të Masterit Profesional në Menaxhim Risku dhe Mbrojtje ndaj Zjarrit në Inxhinierinë e Ndërtimit- 60 ECTS.

Numri maksimal i kuotave:

20 studentë financuar nga buxheti i Universitetit

Lajmi për hapjen e programit aksesohet në linkun më poshtë:

http://www.epoka.edu.al/news-announcement-of-professional-master-in-civil-engineering-study-program-under-the-k-force-project-20-scholarships-offered-by-epoka-university-4196.html

Thirrja për regjistrim:

Regjistrimi në programin e studimit do të kryhet brenda periudhës 01 Tetor 2018, deri më 07 Nëntor 2018.

Lajmi për fillimin e regjistrimet aksesohet në linkun më poshtë:

http://www.epoka.edu.al/news-announcement-of-professional-master-in-civil-engineering-study-program-under-the-k-force-project-20-scholarships-offered-by-epoka-university-4196.html

http://fae.epoka.edu.al/news-professional-master-in-civil-engineering-study-program-under-the-k-force-project-20-scholarships-offered-by-epoka-university-4254.html

Kriteret e  pranimit:

Kush mund të aplikojë? Kushdo që ka një diplomë bachelor në:

  • Inxhinieri Ndërtimi
  • Inxhinieri Mjedisi
  • Inxhinieri Hidroteknike
  • Inxhinieri Elektrike
  • Inxhinieri Mekanike
  • Arkitekturë

Mobiletet e studentëve - bashkëpunimi me universitetet në Ballkan - Mobiletet në kuadër të projektit "K-FORCE"

Në kuadër të projektit K-FORCE, Universiteti EPOKA gjithashtu mundëson shkëmbimin e studentëve për të studiuar për 1 semestër në universitetet partnere të projektit dhe leksione të hapura të mbajtura nga staf akademikë ndërkombëtarë të ftuar, si rezultat i shkëmbimit të stafit brenda universiteteve partnere. 

Urdhri i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për hapjen e programit të studimit