Conference-Journal Paper

Category: Albanian

Sistemi arsimor ndikohet shumë nga sfidat që burojnë nga katastrofat. Ato shkaktojnë ndërprerjen e arsimit dhe shpesh rrezikojnë sigurinë e studentëve dhe mësuesve të përfshirë në procesin mësimor. Situata aktuale pandemike e shkaktuar nga Coronavirus-i i ri është dëshmi për këtë. Shkollat në një pjesë të madhe të botës janë mbyllur dhe kërkesa të reja po u drejtohen mësuesve dhe nxënësve. Mësimdhënia në distancë është kthyer në alternativën e vetme për të përmbyllur detyrimet e vitit shkollor, dhe mënyra të ndryshme për ta realizuar atë janë duke u eksperimentuar. Ndërsa shumë vende kanë përvojë në këtë drejtim, sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri u gjet plotësisht i papërgatitur.

Author University of Tirana

Risku i katastrofave, qofshin këto natyrore apo për shkaqe antropogjene është mjaft i lartë në vendin tonë. Studime të ndryshme vlerësojnë që ky risk ka ardhur në rritje, veçanërisht në kushtet e migrimit masiv të popullatës drejt zonave bregdetare, të cilat preken nga më shumë ngjarje katastrofike. Për më tepër lëvizja e popullatës drejt këtyre zonave është bërë shpesh në mënyrë kaotike, pa një plan urbanistik të menduar dhe kjo situatë ka shtuar presionin dhe ndjeshmërinë ndaj katastrofave. Ndërkohë që kërkesat për edukim në këtë fushë kanë qenë gjithmonë në rritje, arsimi i lartë në Shqipëri nuk i është përgjigjur sa duhet kërkesave të tregut duke bërë që vendi të jetë i varur nga ekspertiza e huaj. Kjo asistencë nga jashtë ka qënë veçanërisht e dukshme në zbatimin e një sërë projektesh ndërkombëtare në fushat e menaxhimit të riskut të fatkeqësive, përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, hartimit të legjislacionit, etj. Ky artikull ka për qëllim hulumtimin mbi nevojat për edukim në fushën e menaxhimit të riskut të katastrofave në Shqipëri. Kjo analizë është bazuar në dy boshte kryesore: shqyrtimin e programeve të ofruara në fushën e sipërpërmendur në Evropë dhe rajon për të studiuar ofertën aktuale të arsimit të lartë në vende të tjera në këtë fushë dhe intervistat me ekspertë të fushës në Shqipëri, që punojnë qoftë në institucione publike dhe organizata ndërkombëtare, OJQ mjedisore, apo në institucione të ndryshme kërkimi. Rezultatet e këtij studimi tregojnë që është i nevojshëm një kontribut më i madh në fushën e edukimit mbi riskun e katastrofave dhe zhvillimi i kurrikulave në universitete për këtë qëllim është një hap i domosdoshëm drejt krijimit të kapaciteteve në këtë fushë. Ky përfundim është mbështetur gjatë intervistave të zhvilluara.

Author University of Tirana

K-FORCE TEXTBOOKS

 

k1

Also available in SRB/B&H and ALB

 

 k2

Also available in SRB/B&H and ALB

K-FORCE GLOSSARY

 

image

Learning platform

 

CANVAS